POLITIKA E PRIVATËSI DHE COOKIES(Cookies)

Informacione të përgjithshme për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale

Fitimi dhe ruajtja e besimit kanë rëndësi të thelbësore në punën tonë.

Kjo është arsyeja pse ne jemi kaq të përkushtuar ndaj transparencës në marrëdhëniet tona dhe praktikat e privatësisë. Çdo informacion dhe të dhëna personale që do të na zbulohen dhe konsiderohen të dhëna personale, do të përpunohen vetëm nëse ekziston një bazë ligjore për diçka të tillë, domethënë vetëm për një qëllim specifik dhe natyrisht me pëlqimin tuaj në rastet kur është e nevojshme, dhe prandaj ju ftojmë të përfshiheni në të gjitha aktivitetet tona me besim të plotë në aspekt të mbrojtjes së të dhënave tuaja personale dhe të dhënave të tjera. Ne nuk mbledhim informacion, respektivisht të dhëna personale nga fëmijët.

Ky dokument është politikë e privatësisë dhe cookie -t dhe mund t’ju ndihmojë të gjeni informacionin që ju nevojitet për mënyrën sesi ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale, domethënë cookies. Politika jonë e privatësisë dhe cookies do të ndryshohet ose përditësohet rregullisht, në përputhje me aktivitetet dhe nevojat tona, për të cilat do të njoftoheni në kohën e duhur. Nëse keni pyetje shtesë, ju lusim të na kontaktoni menjëherë në dpo@casino-f.com.

 

 

Informacione për kontaktim të Kontrolluesit

Makoten Dooel Gjevgjeli  në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Gazeta Zyrtare e RS. Maqedonisë nr.42 / 2020) është në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale të cilat i përpunojmë, përveç në rastet kur diçka tjetër në këtë dokument nuk theksohet ndryshe.

Ka disa mënyra se si mund të na kontaktoni, përfshirë këtu: telefon, e-mail, biseda të drejtpërdrejtë dhe postimit. Më shumë detaje mund të gjeni në WEB faqen tonë: www.casino-f.com 

Adresa jonë postare është:

Hotel Flamingo Bogorodica

Rruga “Kalimi Kufitar Bogorodica nr.13”

1480 Gjevgjeli

 

Mund të na kontaktoni me e-mail në dpo@casino-f.com ose përmes adresës tonë postare.

 

 

Si i marrim informacionet dhe të dhënat personale që përpunojmë?

Shumica e të dhënave personale dhe informacionit që përpunojmë, na janë dhënë drejtpërdrejt nga ju, për një nga arsyet e mëposhtme:

  • Ju zgjidhni qasjen në shërbimet dhe burimet tona;
  • Ju paraqisni kërkesë për informacion;
  • Ju dëshironi të merrni pjesë ose keni marrë pjesë në një ngjarje që ne kemi organizuar.
  • Keni aplikuar tek ne për punë ;
  • Ju përfaqësoni organizatën tuaj.

Të dhënat që ne mbledhim janë të kufizuara në llojet e informacionit që zakonisht mund të gjenden në kartën tuaj të biznesit, dhe zakonisht, por jo ekskluzivisht i referohen:

  • Emri dhe mbiemri juaj;
  • Titulli / pozicioni juaj në vendin e punës;
  • Emri i kompanisë / institucionit në të cilin punoni;
  • Adresa juaj zyrtare e-mail; dhe
  • Numri juaj i telefonit;

 

 

Informacioni që marrim gjatë shfletimit që ju bëni në faqen tonë të internetit (shfletimi i të dhënave):

Përveç llojeve të informacionit që Ju dëshironi të na jepni, ne gjithashtu marrim edhe informacionet e mëposhtme teknike, të cilat në kushte të caktuara mund të konsiderohen ende të dhëna personale, individualisht ose kur kombinohen me të dhëna të tjera:

  • Adresat IP dhe / ose emrat e domain të kompjuterëve që shfrytëzoni kur përdorni shërbimet tona;
  • URI (Identifikuesi Unik i Burimeve) ​​adreson burimet e kërkuara nga shfletuesi juaj i web-it;
  • Koha e kërkesës;
  • Metoda që shfletuesi juaj i web-it përdor për të paraqitur kërkesën tek serveri;
  • Madhësia e skedarit të marrë në përgjigje;
  • Kodi numerik që tregon statusin e përgjigjes së serverit (i suksesshëm, gabim, etj.); dhe
  • Parametrat që lidhen me sistemin operativ që po përdorni.

 

 

Përdorimi dhe ndarja e të dhënat tuaja personale.

Çdo informacion personal që na jepni përdoret nga ne për t’ju siguruar cilësinë më të lartë të shërbimeve dhe informacioneve tonë të shënuar në këtë dokument. Ne kurrë nuk do t’ia shesim të dhënat tuaja personale, as nuk do t’ia japim dikujt tjetër për përdorim, të paautorizuar. Tani për tani, ne nuk i ndajmë informacionet tuaja personale me palët e treta që, për shembull, mund të lehtësojnë ofrimin e shërbimeve tona. Plani ynë  është që në të ardhmen të përdorim shërbim të palëve të treta për t’ju ​​dërguar informacione për ngjarjet,  në rast se keni rënë dakord me këtë, por kjo do të jetë çështje e një Politike të përditësuar të Privatësisë dhe Cookies, për të cilën në kohë, në mënyrë shtesë do të publikohet komunikatë në web faqen tonë.

Çfarëdo lloj të dhëne personale që ne kemi marrë gjatë kohës  që ju keni shfrytëzuar  shërbimet tona, do të përdoren vetëm për përfitimin e informacioneve anonime statistikore në faqen tonë të internetit si dhe për të kontrolluar nëse shërbimet tona funksionojnë në mënyrën e duhur, por edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona. Në nuk do t’i ndajmë këto informacione, respektivisht të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime marketingu, me përjashtim të rasteve kur për diçka të tillë kemi aprovimin tuaj eksplicit.

 

 

Të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale:

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni të drejta për të cilat ne duhet t’ju informojmë. Të drejtat  që ju keni në dispozicion varen nga qëllimi, pra arsyeja e përpunimit të të dhënave tuaja personale. Më shumë informacion mbi këtë temë mund të gjeni në faqen e internetit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale www.azlp.mk domethënë të parashtroni pyetje deri tek zyrtari jonë  për mbrojtjen e të dhënave personale në dpo@casino-f.com  ose organit tonë shtetëror- trupi rregullator kompetent në info@privacy.mk . Përveç kësaj, do të gjeni informacionin bazë ose themelor në lidhje me të drejtat e përmendura:

 

 1.E drejta e qasjes

Ju keni të drejtë të kërkoni kopje të informacionit tuaj personal nga ne. Kjo e drejtë vlen gjithmonë. Ekzistojnë disa përjashtime, sipas ligjit, që do të thotë se jo gjithmonë mund të merrni të gjithë informacionin që ne përpunojmë.

 

2.E drejta për korrigjim

Ju keni të drejtë të na kërkoni të korrigjojmë informacionin që mendoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të na kërkoni të plotësojmë informacionin që mendoni se nuk është i plotë. Kjo e drejtë vlen gjithmonë.

 

3.E drejta për të fshirë

Ju keni të drejtë të na kërkoni të fshijmë të dhënat tuaja personale në rrethana të caktuara. Kjo e drejtë zbatohet vetëm në kushte të caktuara në përputhje me ligjin.

 

4.E drejta e kufizimit në përpunimin

Ju keni të drejtë të na kërkoni të kufizojmë, respektivisht ndalojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale në rrethana të caktuara, në përputhje me ligjin.

 

5.E drejta të kundërshtoni (kërkesa që përpunimi të ndërpritet plotësisht) ndaj përpunimit.

Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin vetëm nëse përpunimi i të dhënave tuaja personale nuk në kuadër të  detyrimeve tona ligjore ose është në interesin tonë legjitim.

 

6.E drejta përcjelljes së të dhënave

Kjo vlen vetëm për informacionet që ju na jepni. Ju keni të drejtë të na kërkoni t’i përcjellim informacionet, pra të dhënat personale që na jepni, nga një organizatë në tjetrën (kontrollues) ose t’jua ​​japim juve. Kjo e drejtë zbatohet vetëm nëse përpunojmë të dhënat personale bazuar në pëlqimin tuaj, ose në procesin e lidhjes së një marrëveshjeje në të cilën ju jeni njëra palë, domethënë nëse përpunimi është i automatizuar ose nëse ne përpunojmë informacionin tuaj me qëllim të zbatimit të detyrimeve ligjore në  fushën e të drejtës dhe procedurës penale.

Nga ju nuk kërkohet të paguani ndonjë taksë  për ushtrimin e të drejtave të mësipërme, me përjashtim të rasteve kur në varësi të kërkesës tuaj,  është e lidhur me një numër veçanërisht të madh operacionesh ose aktivitetesh për të cilat do të informoheni paraprakisht. Në lidhje me këtë, parashikohen përjashtime të caktuara dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  Për të ushtruar të drejtat tuaja, në përputhje me rregulloren e treguar, pra duke vepruar sipas kërkesës suaj, në përputhje me ligjin, ne kemi një periudhë prej një muaji për t’u përgjigjur.

 

7.E drejta për t’u ankuar. (E drejta për të kundërshtuar)

Ne punojmë me standarde të larta kur bëhet fjalë për përpunimin e informacionit tuaj personal, megjithatë nëse keni ndonjë pyetje ose problem, na kontaktoni në dpo@casino-f.com dhe ne do t’ju përgjigjemi.

Nëse në çfarëdo rasti mbeteni të pakënaqur, mund të paraqisni një ankesë tek Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në  info@privacy.mk, për mënyrën se si i përpunojmë informacionet tuaja personale.

 

 

Merrni pjesë në një ngjarje, jeni pjesëmarrës në lotari, seminar ose punëtori ose jeni pjesë e një loje shpërblyese

Qëllimi dhe baza ligjore për përpunimin:

Qëllimi ynë për mbledhjen e këtij informacioni, pra të dhënave personale është që të jemi në gjendje të realizojmë ngjarjen dhe t’ju ofrojmë shërbimin e duhur, cilësor dhe të pranueshëm.

Baza ligjore në të cilën ne mbështetemi për përpunimin e të dhënave tuaja personale është interesi ynë legjitim dhe në rrethana të caktuara pëlqimi juaj.

 

 

Ajo që ne kemi nevojë, përkatësisht ajo që ju duhet të dini në këtë rast është:

Nëse dëshironi të merrni pjesë në ndonjë nga ngjarjet tona, do t’ju kërkohet të jepni informacionin tuaj, domethënë të dhëna personale për kontakt, përfshirë emrin e organizatës / institucionit tuaj dhe nëse pjesëmarrja juaj konfirmohet, ne mund të kërkojmë informacion të caktuar në lidhje me preferencat dhe shprehitë , për sa kohë bëhet fjalë për  ngjarje që mbahet me prezencë fizike. Ne gjithashtu mund të kërkojmë pagesë nëse ka një tarifë për prani, respektivisht pjesëmarrje.

 

 

Përse na nevojiten këto informacione?

Ne, pikë së pari, i përdorim këto informacione në mënyrë që të lehtësojmë realizimin e ngjarjes dhe që t’u mundësojmë shërbim cilësorë, por në raste të caktuara i shfrytëzojmë edhe për përmbushur qëllime në përputhje me Ligjin. Gjithashtu, këto informacione na nevojiten, respektivisht të dhëna personale, jo rrallë herë që të mund të komunikojmë me ju ose t’i përgjigjemi ndonjë kërkese të bërë nga ju.

Ne nuk i ndajmë këto informacione, respektivisht të dhëna personale,  me askënd dhe i fshijmë menjëherë pas  përfundimit të ngjarjes,  në rast se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për diçka të tillë. Ju mund t’i shihni detajet në seksionin e cookies
Ne nuk publikojmë lista të pjesëmarrësve për ngjarje.

 

 

Sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, shfletuesi juaj automatikisht dërgon informacion në serverin e faqes sonë të internetit, www.casino-f.com , i cili ruhet përkohësisht në një skedar. Në çdo rast, detajet e afateve të ruajtjes mund të shihni në seksionin e cookies.

 

 

Për cookies (Cookies)

Cookies (“cookies”) janë skedarë të vegjël që përdoren për të mbledhur informacion përmes të cilave mundësohet njohja e kompjuterit tuaj, përkatësisht pajisje tjetër gjatë vizitës tuaj të ardhshme në faqen tonë të internetit, e cila lejon qasje më të shpejtë dhe më të përshtatshme. Gjithashtu, në raste të caktuara, ne shkruajmë informacion në formën e “Cookies” në kompjuterin tuaj, përkatësisht një pajisje tjetër me të cilën lidheni në, www.casino-f.comvnë mënyrë që të përshtatim vizitën në faqet e internetit sipas nevojave dhe shprehive tuaja.

Të gjitha informacionet që memorizohen, përkatësisht ruhen në kuadër të “ Cookies”, do të shfrytëzohen vetëm për nevojat e faqes tonë të internetit dhe atë në mënyrë sipas së cilës privatësia juaj, përkatësisht të dhënat tuaja personale nuk do të rrezikohen.

Duke përdorur këtë faqe në internet www.casino-f.com, JU pranoni kushtet e përcaktuara në Politikën e Kontrolluesit së Privatësisë dhe cookies.

 

 

Përse përdorim Cookies (Cookies)?

Ne përdorim cookies në këtë faqe interneti për arsyet e mëposhtme:

  • Për funksionimin teknik të faqes në internet;
  • Për mbledhjen e të dhënave statistikore të përgjithshme dhe anonime;
  • Për të memorizuar preferencat tuaja për mënyrën e shfaqjes së faqes (preferencat për parametrat e ekranit), të tilla si kontrasti i ngjyrave ose madhësia e shkronjave;
  • Për të memorizuar / kujtuar, nëse jeni dakord apo jo me përdorimin tonë të cookies në këtë faqe në internet.

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne mund të mbledhim disa të dhëna nga kërkimi juaj, të tilla si adresa IP, çfarë përmbajtje nga faqja e internetit e Kontrolluesit keni vizituar, kur e keni vizituar atë dhe nga cila faqe jeni ridrejtuar.

Kur vizitoni faqen tonë të internetit ne përdorim një shërbim të palës së tretë Google Analytics për të mbledhur informacione standarde të qasjes dhe detaje të sjelljes së vizitorëve, por në një mënyrë që askush të mos identifikohet, nuk është mundësuar as që Google të zbulojë identitetin e atyre të cilët kanë vizituar faqen tonë të internetit.

 

 

Çfarë lloj cookies përdorim?

Ne përdorim vazhdimisht Cookies, të cilat ruajnë kërkimin/sesionin kur shfrytëzuesi kyç shfletuesin, me qëllim që të ruhet statusi/gjendja e përdoruesit.

Ju bëni përzgjedhjen e cookies përmes opsionit – Cilësimet e cookie -t, në ekranin kryesor të faqes së internetit të Kompanisë.

 

 

Informacion se si të çaktivizoni cookie -t për të gjitha faqet e internetit?

Menyja “Ndihmë” (Help) në shiritin e veglave të shfletuesit të kompjuterit tuaj siguroni informacionin e mëposhtëm të përdoruesit:

  • Si të parandaloni pranimin e cookies të reja në shfletues;
  • Si ta vendosni shfletuesin që t’ju njoftojë kur merrni një cookie të re;
  • Si të fikni plotësisht cookie -t.

 

Ndryshimi i cilësimeve të cookie -t është i ndryshëm për secilin shfletues. Ju mund të gjeni informacion të detajuar duke klikuar https://www.aboutcookies.org (në anglisht), i cili do t’ju japë këshilla për ndryshimin e cilësimeve të cookie-t në të gjithë shfletuesit modernë, ose mund të na kontaktoni në e-mail.

 

 

Ndryshimi në kushtet e përdorimit të Politikës së Privatësisë dhe Cookies

Politika e Privatësisë dhe Cookies mund të ndryshojë herë pas here. Prandaj, ju lutemi rishikoni atë rregullisht për të qëndruar të informuar.

Data e ndryshimit të fundit 20.08.2021 Gjevgjeli.